3 teknologjitë për të zvogëluar përdorimin e energjisë
Ndërtimet me efiçencë energjitike janë zgjidhja më e mirë dhe më e përballueshme për adresimin e ndryshimeve klimaterike dhe uljen e emetimeve të karbonit. Megjithatë, ajo është aq e promovuar shpesh nga diskutimet në lidhje automjetet elektrike dhe paneleve diellore. Duke qenë se ndërtesat cilësore janë një investim i madh financiar ju ofrojnë banorëve përfitime për të jetuar në qytete më të jetueshme, në këtë aspekt ata meritojnë vëmendjen tonë.
Urgjenca për të vepruar është e madhe: emetimet nga ndërtesat duhet të reduktohet 80-90 përqind deri në mesin e shekullit për tiu mbajtur ndryshimeve klimatike nën 1.5 gradë Celsius. Megjithatë, përmirësimet në përdorimin e energjisë në ndërtesa gjerësisht shihen si “jo në rrugën e duhur” kur krahasohen me progresin në energjinë; transportin dhe industrinë e energjive të rinovueshme.
Pse kjo ndarje?
Kjo vjen për shkak të keqkuptimit se projektet në efiçencën e energjisë në ndërtesa janë të kushtueshme dhe komplekse, ndoshta edhe të mërzitshme deri diku. Pak janë promovuar se risitë transformuese të shumëfishta në teknologjitë e ndërtimit janë bërë opsione të rëndësishme gjatë dekadës së fundit. Ato mund të përmirësojnë komoditetin dhe produktivitetin duke ulur përdorimin e energjisë dhe kursimin e të ardhurave financiare.
Partneriteti Ndërkombëtar për Bashkëpunimin e Efiçiencës së Energjisë (IPEEC) kohët e fundit theksoi teknologjitë dhe praktikat më të mira në dispozicion për të përmirësuar efiçencën energjitike në ndërtim. Më poshtë do japim një vështrim në tre teknologjitë e mundshme, që janë të gatshme dhe transformuese që të ndihmojnë rritjen e efiçencës energjitike në ndërtesa brenda mundësive financiare për të gjithë.
1. Pompat e nxehtësisë për ngrohjen e ujit.
Ngrohëset e zakonshme/konvencionale të akumulimit të ujit – me gaz ose elektrike – janë veçanërisht joefikase në konsumin e energjisë. Duke përdorur një teknologji tërësisht të ndryshme dhe komplekse, pompat e nxehtësisë për ngrohjen e ujit janë një alternativë inovative. Në vend të gjenerimit të nxehtësisë nga një burim energjie, pompat e nxehtësisë transferon nxehtësinë nga ajri në ujë, ngjashëm me atë se si funksionon një frigorifer, por në ciklin e kundërt.
Ndërsa kostoja fillestare për pompat e nxehtësisë për ngrohjen e ujit është më e lartë se modelet konvencionale, ato janë dy deri në tre herë më efiçente dhe kanë një periudhë të parashikuar të vetë-shlyerjes prej rreth katër vjetësh në Shtetet e Bashkuara dhe rreth 2 vjetësh në BE. Për të ndihmuar në lehtësimin e këtyre kostove fillestare të investimeve, disa vende, si Shtetet e Bashkuara, Britania, Australia dhe Japonia, po mundësojnë për të dhënë reduktime taksash, subvencione, standarde të reja ose programe etiketimi të pajisjeve.
Popullariteti i përdorimit i pompave të nxehtësisë është parashikuar të rritet në vitet e ardhshme për shkak të rritjes së kërkesës për ndërtime të reja dhe preferencës për produkte energjitike efçente dhe ekologjikisht miqësore. Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të shohin rritjet më të mëdha.
2. Ndriçimi
Sa herë keni dalë nga shtëpia apo zyra dhe i keni lënë dritat ndezur? Kjo lidhur me teknologjinë e efiçencës së energjisë, me ndriçimin inteligjent (reagues) është teknologjia më efikase që kontribuon pozitivisht në efiçencën e energjisë.
Siç sugjeron emërtimi, këto sisteme ndriçimi bazohen në sensorë, matësa-kohe, planifikues inteligjent dhe kontrolluesa për të rregulluar ndriçimin bazuar në përdorimin/kërkesat, kushtet e motit / ndriçimin natyral të asaj dite etj. Kjo teknologji eliminon nevojën për tu kujtuar për të fikur dritat kur është e nevojshme. Për më tepër, meqenëse sistemet inteligjente të ndriçimit lejojnë që ndriçimi të jetë sa më dinamik, përfitimet positive nga ndriçimi mund të përdoren duke ndihmuar shëndetin, mirëqenien dhe performancën e njerëzve që përdorin këto ndërtesa.
Kur bashkohet me ndriçimin (LED), të cilat ulin përdorimin e energjisë së paku 75 për qind dhe zgjasin jetëgjatësinë 25 herë më shumë se sa llampat inkandeshente, kursimet mund të jenë të konsiderueshme. “Kontrollet e nivelit Luminar të ndriçimit”, ose LLLCs, kombinojnë ndriçimin LED me sensorë inteligjent për të siguruar ndriçim të cilësisë së lartë duke respektuar mjedisin. Kjo teknologji e kursimit mund të jetë veçanërisht e efektshme në ndërtesat ‘qëndra tregëtare’, ‘mjedise zyrash’, pasi ajo ndihmon në ndryshimet në shfrytëzimin e hapësirës dhe mund të shoqërohet me teknologji të tjera, si përdorimin e dritës natyrale dhe pjesërisht ndriçimin artificial me kontrolluesa intesiteti drite.
Në një shembull, është ndërtesa historike Tower Pacific në Seattle integruar me teknologjinë LLLCs për të ndihmuar në uljen e shpenzimeve të energjisë, duke siguruar shumëllojshmëri të nriçimeve të llojeve të ndryshme të ndriçimit. Si rezultat, ndërtesa ka reduktuar përdorimin e saj të energjisë me 80 për qind krahasuar sistemin e saj më të vjetër të ndriçimit.
3. Dritaret me emetim të ulët (Low-e)
Tradicionalisht, dritaret me efiçencë energjetike kanë qenë të rezervuara kryesisht për klimat më të ftohta, dhe të njohura me shumë në tregun Evropian. Megjithatë, duke patur parasysh se dritaret me performancë të ulët, ku hapsirat lejojnë kalim të ajrit mund të shkaktojnë rritje të shpenzimeve të ngrohjes dhe të ftohjes së një ndërtese, shumë vende tani po kthejnë sytë nga dritaret me efiçensë të lartë energjitike. Kina, Afrika e Jugut dhe Brazili pritet të kenë një rritje të konsiderueshme të këtij tregu në pesë vitet e ardhshme.
Dritaret me emetim të ulët “Low-e” janë shtesë në disa raste, sesa zëvendësime, të cilat reflektojnë nxehtësinë e verës dhe rrezet e dritës UV, por lejojnë rrezatimet që janë të dukshme që të kalojë, gjithashtu dimër redukton rrjedhjen transmetimit të nxehtësisë në urat termike rreth kornizave dhe reflekton atë në hapsirat e brendëshme. Ato janë një opsion i përballueshëm, që kushton rreth 25 për qind të vlerës së plotë të dritares dhe mund të zvogëlon kostot e ngrohjes dhe ftohjes nga 12 deri në 33 për qind. Përveç kësaj, ato janë shumë praktike për tu montuar, ato ndikojnë edhe në zvogëlimin e zhurmës.
Ndërsa këto teknologji do të ofrojnë përfitime të menjëhershme dhe afatgjata në shumicën e vendeve, disponueshmëria dhe përshtatshmëria e tyre ndaj klimës lokale do varet edhe mënyra dhe teknologjia e ndërtimit të cilat ndryshojnë.