Ligji Nr.9663 dt. 18.12.2006 i azhornuar – Për konçesionet
LIGJ
Nr. 9663, datë 18.12.2006 i azhornuar
* Ndryshuar me ligjin nr.9995, date 22.09.2008
** Ndryshuar me ligjin nr.10137, date 11.05.2009
*** Ndryshuar me ligjin nr.10157, date 15.10.2009
PËR KONCESIONET
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është të krijojë kuadrin e nevojshëm për nxitjen dhe lehtësimin e zbatimit
të projekteve koncesionare, të financuara nga sektori privat, duke rritur transparencën,
barazinë, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë në zhvillimin e projekteve të
infrastrukturës dhe të shërbimeve publike.
Ai synon zhvillimin e mëtejshëm të parimeve të përgjithshme në lidhjen e kontratave nga
autoritetet publike, nëpërmjet përcaktimit të procedurave të veçanta për dhënien e projekteve
koncesionare.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Ofertuesi” ose “Ofertuesit” janë subjekte juridike ose bashkime të tyre, që kanë për qëllim
të marrin pjesë apo që marrin pjesë në një procedurë përzgjedhjeje, në lidhje me një
koncesion.
2. “Procedurë konkurruese e përzgjedhjes” është procedura për përzgjedhjen e koncesionarit,
në përputhje me nenet 10 deri 21 të këtij ligji.
3. “Koncesion” është marrëveshja, pavarësisht nga emri që i jepet, ndërmjet autoritetit kontraktues dhe koncesionarit, ku përcaktohen kërkesat dhe kushtet e saj dhe në kuptimin e
së cilës koncesionari:
a) realizon një veprimtari ekonomike që, në të kundërt, do të kryhej nga autoriteti kontraktues
për një projekt koncesioni, kontratë administrimi apo shërbime të tjera publike;
b) merr përsipër të gjitha ose një pjesë thelbësore të rrezikut të lidhur me këtë veprimtari
ekonomike;
c) merr një përfitim nëpërmjet:
i) pagesave të drejtpërdrejta nga autoriteti kontraktues apo për llogari të këtij të fundit;
ii) tarifave ose pagesave, që mblidhen nga përdoruesit ose blerësit;
iii) një ndërthurjeje të këtyre tarifave dhe pagesave të drejtpërdrejta.
4. “Koncesionar” është personi juridik, shqiptar ose i huaj, me ose pa pjesëmarrje vendase
apo të huaj, që lidh një kontratë koncesioni me një autoritet kontraktues.
5. “Regjistër koncesioni” është regjistri i mbajtjes së të dhënave për procedurën e
përzgjedhjes dhe të dhënies së koncesionit, që mbahet nga autoriteti kontraktues dhe që, në
fund të procedurës, depozitohet në Agjencinë e Prokurimit Publik. Forma dhe mënyrat e
mbajtjes përcaktohen nga kjo agjenci.
6. “Autoritet kontraktues” është autoriteti publik, që ka përgjegjësinë të lidhë kontratë
koncesioni.
7. “Mjete infrastrukturore” janë sistemet dhe asetet fizike që, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose
të tërthortë, kryejnë shërbime publike.
8. “Projekt koncesioni” është secila nga veprimtaritë e mëposhtme apo çdo ndërthurje e tyre,
si: projektimi, ndërtimi, zhvillimi i mjeteve të reja të infrastrukturës, rehabilitimi,
modernizimi apo zgjerimi i mjeteve të infrastrukturës ekzistuese; administrimi, zgjerimi apo
shërbime të tjera, që lidhen me mjetet e reja apo ekzistuese të infrastrukturës.
9. “Licencë” është një akt administrativ, që lëshohet nga autoriteti përkatës publik për të
ushtruar një veprimtari, bazuar në kritere objektive të kualifikimit.
10. “Koncesione vendore” janë koncesionet për ato veprimtari ekonomike që, në bazë të
legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë, janë kompetencë e njësive të qeverisjes
vendore.
11. “Koncesione shtetërore” janë koncesionet për ato veprimtari ekonomike që, në bazë të
legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë, janë kompetencë e njësive të qeverisjes
qendrore.
12. “Propozim i pakërkuar” është propozimi për të marrë përsipër projekte koncesioni, i cili
nuk ka ardhur në përgjigje të një kërkese të bërë nga autoriteti kontraktues, brenda kontekstit
të një procedure përzgjedhëse konkurruese.
13. “Investim privat” është propozimi, i financuar dhe i realizuar tërësisht nga sektori privat,
ku sektori publik nuk merr pjesë drejtpërdrejt apo tërthorazi. Për efekt të këtij ligji, çdo lloj
garancie, financiare apo e ndonjë forme tjetër, e dhënë nga sektori publik, vlerësohet si
pjesëmarrje e këtij sektori në investimin privat.
***14. “Agjencia e Koncensioneve” është institucion public, e ngritur dhe qe funksionon ne
perputhje me kete ligj. 15. “Avokati i Prokurimeve” është institucioni i ngritur dhe që funksionon sipas ligjit nr.
9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”.
16. “Bashkim i përkohshëm i shoqërive” është marrëveshje e shkruar ndërmjet dy ose më
shumë personave juridikë, që ka për objekt kryerjen e një veprimtarie të caktuar, ku
përcaktohet roli i secilës palë dhe ku njëra prej tyre përcaktohet si shoqëri kryesuese, që
përfaqëson bashkimin në nënshkrimin e kontratës dhe në çdo nismë tjetër.
17. “Vlera për para” është një term, që përdoret për të përcaktuar nëse një autoritet
kontraktues ka arritur përfitimin maksimal nga mallrat apo shërbimet, që merr dhe/ose jep, në
shfrytëzim brenda burimeve që zotëron. Ky term jo vetëm mat vlerën e mallrave apo të
shërbimeve, por vlerëson cilësinë, koston, shfrytëzimin e burimeve, përshtatshmërinë me
qëllimin, kohën dhe mundësinë për të vendosur që, të gjitha së bashku, të përbëjnë vlerën më
të mirë ekonomike.
Neni 3
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton kushtet, mënyrat, kriteret dhe procedurat e dhënies së koncesioneve në
Republikën e Shqipërisë.
**Kur kontrata koncensionare lidhet me perdorimin e nje te mire publike, sipas ketij ligji ajo
perfshihet ne kategorine IV.2 te shtojces se ligjit per licensat. Kontratat koncensionare lidhen
ne perputhje me dispozitat ne vijim, te ketij ligji. Miratimi ne heshtje nuk zbatohet ne rastin e
ketyre kontratave.
Neni 4
Fusha e zbatimit të koncesioneve
1. Ky ligj zbatohet për dhënien e koncesioneve nga autoritetet kontraktuese për veprimtaritë
ekonomike, në këta sektorë:
a) në transport (hekurudhat, transportin hekurudhor, portet, aeroportet, rrugët, tunelet, urat,
parkimet, transportin publik);
b) në prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike e të ngrohjes;
c) në prodhimin, shpërndarjen dhe administrimin e ujit, në trajtimin, mbledhjen, shpërndarjen
dhe administrimin e ujërave të zeza, ujitjen, drenazhimin, pastrimin e kanaleve e të digave;
ç) në grumbullimin, transportimin, përpunimin dhe administrimin e mbetjeve të ngurta;
d) në telekomunikacion;
dh) në arsim dhe sport;
e) në shëndetësi;
ë) në turizëm dhe kulturë;
f) në infrastrukturën e burgjeve;
g) në projektet e riciklimit, rehabilitimit të tokës dhe pyjeve, në parqet industriale, të
strehimit, të ndërtesave qeveritare, shërbimeve të mirëmbajtjes së teknologjisë së informacionit dhe infrastrukturës së bazës së të dhënave;
gj) në shpërndarjen e gazit natyror;
h) në kontratat e administrimit apo në kryerjen e shërbimeve publike, përfshirë edhe ato të
sektorëve të sipërpërmendur.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për ekonominë, autorizon
zbatimin e koncesioneve edhe në sektorë të tjerë.
3. Në raste të veçanta, për nxitjen e investimeve në sektorët e përmendur në pikën 1 të këtij
neni apo për sektorë të tjerë parësorë në zhvillimin ekonomik të vendit, në përputhje me
objektivat strategjikë, Këshilli i Ministrave mund t’u ofrojë investitorëve, vendas apo të huaj,
koncesione me çmimin simbolik 1 euro. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit
përgjegjës për ekonominë, miraton listën e aseteve që do të jepen në koncesion, për efekt të
zbatimit të kësaj pike.
4. Ky ligj nuk zbatohet për lëshimin e licencave, përveçse në masën që një licencë lëshohet
brenda kuadrit të kontratës së koncesionit.
5. Ky ligj nuk zbatohet për prokurimet publike të shërbimeve, mallrave dhe ndërtimeve, si
dhe për investimet private.
*6. Ky ligj nuk zbatohet per projektet, qe jane pjese perberese dhe te pandashme te nje
projekti, per te cilin, me ligj te vecante, autorizohet Keshilli I ministrave.
Neni 5
Autoriteti kontraktues
1. Autoriteti kontraktues çdo është ministri apo njësi e qeverisjes vendore që, në përputhje
me aktet ligjore në fuqi, është përgjegjëse për veprimtarinë ekonomike, për të cilën jepet
koncesioni.
2. Autoriteti kontraktues për koncesionet vendore është autoriteti përgjegjës i njësive të
qeverisjes vendore.
3. Këshilli i Ministrave përcakton autoritetin kontraktues për çdo koncesion, pas identifikimit
të koncesioneve të mundshme, sipas nenit 9 të këtij ligji.
4. Këshilli i Ministrave miraton rregullat e vlerësimit dhe të dhënies së koncesioneve, për
plotësimin e qëllimit dhe zbatimin e dispozitave të këtij ligji, si dhe dokumentet standarde në
fushën e koncesioneve.
Neni 6
Mbikëqyrja e zbatimit të procedurave koncesionare ( Shfuqizohet)***
1. Mbikëqyrja e zbatimit të procedurave koncesionare dhe shqyrtimi administrativ i ankesave
ndaj tyre bëhen nga Agjencia e Prokurimit Publik.
2. Në ushtrim të funksioneve për koncesionet, Agjencia e Prokurimit Publik ka këto
kompetenca: a) u kërkon autoriteteve kontaktuese raportime periodike, një herë në 6 muaj, për gjendjen e
koncesioneve;
b) verifikon zbatimin e procedurave koncesionare, në përputhje me këtë ligj dhe aktet e tjera
të dala në zbatim të tij, duke u kërkuar autoriteteve koncesionare të gjithë informacionin e
nevojshëm;
c) propozon masa disiplinore dhe vendos gjoba në masën e përcaktuar në legjislacionin e
prokurimeve, në rastet kur vëren shkelje të procedurave të këtij ligji;
ç) bën shqyrtimin administrativ të ankesave të ofertuesve në lidhje me procedurat e
koncesionit;
d) vendos dhe shpall përjashtimin nga procedurat koncesionare të ofertuesve, që gjatë një
procedure koncesionare kanë depozituar dokumente false apo kanë deklaruar informacion të
rremë;
dh) i jep Këshillit të Ministrave mendim për procedurën e ndjekur për koncesionet.
Neni 7
Mbrojtja e interesave ligjorë të ofertuesve
1. Monitorimi i zbatimit të këtij ligji dhe i akteve nënligjore të dala në bazë dhe në zbatim të
tij, gjatë kryerjes së procedurave koncesionare, në mbrojtje të interesave të ligjshëm të
ofertuesve, bëhet nga Avokati i Prokurimeve.
2. Në ushtrimin e funksioneve sipas këtij ligji, Avokati i Prokurimeve ka këto kompetenca:
a) shqyrton ankesat e personave të interesuar, për veprime apo mosveprime të
kundërligjshme të autoritetit kontraktues;
b) fillon hetimin e procedurave administrative, kur vëren se rasti përbën shkelje të këtij ligji;
c) në përfundim të hetimit të procedurave administrative informon autoritetin kontraktues
dhe Agjencinë e Prokurimit P ublik për rezultatet e hetimit.
3. Avokati i Prokurimeve, brenda 5 ditëve nga fillimi i hetimit, njofton personat e interesuar
dhe Agjencinë e Prokurimit Publik për këtë fakt.
4. Gjatë ushtrimit të funksioneve për hetimin e procedurave administrative, Avokati i
Prokurimeve mund:
a) të këqyrë në vend akte dhe dokumente, që kanë lidhje me çështjen në hetim;
b) të kërkojë informacione dhe shpjegime nga administrata shtetërore apo të marrë në pyetje
çdo person të lidhur me çështjen në hetim, si dhe të kërkojë ekspertizë nga të tretët;
c) të rekomandojë ndryshimin e ligjit dhe akteve të dala në zbatim të tij, kur vëren se
përmbajtja e këtyre akteve krijon mundësi për shkeljen e procedurave koncesionare.
Neni 8
Njësia e Trajtimit të Koncesioneve
Njësia e Trajtimit të Koncesioneve ngrihet në varësi të ministrit përgjegjës për ekonominë,
për të nxitur dhe asistuar autoritetin kontraktues në vlerësimin dhe negocimin e koncesioneve.
KREU II
IDENTIFIKIMI I KONCESIONEVE TË MUNDSHME DHE PËRZGJEDHJA E
KONCESIONARIT
Neni 9
Identifikimi i koncesioneve të mundshme
1. Identifikimi i koncesioneve të mundshme bëhet nga ministritë përgjegjëse ose organet e
njësive të qeverisjes vendore, në bashkëpunim me Njësinë e Trajtimit të Koncesioneve.
Koncesionet e mundshme mund të identifikohen edhe nga një propozues, nëpërmjet
propozimeve të pakërkuara, në përputhje me procedurat e parashikuara në nenin 23 të këtij
ligji.
2. Ministritë përgjegjëse ose organet e njësive të qeverisjes vendore, me asistencën e Njësisë
së Trajtimit të Koncesioneve, kryejnë analizën e rentabilitetit dhe të përshtatshmërisë
financiare, për të gjykuar nëse duhet të zbatohet një koncesion i mundshëm. Kjo analizë
bazohet në parimet e vlerës për para, në përputhshmërinë e koncesioneve të mundshme me
objektivat strategjikë kombëtarë dhe objektivat strategjikë të sektorit, në rentabilitetin teknik
dhe tregtar të koncesionit të mundshëm dhe aftësinë e tij për të tërhequr koncesionarë të
mundshëm dhe financime private.
Neni 10
Fazat e përzgjedhjes
1. Koncesionarët përzgjidhen nëpërmjet një procedure parakualifikuese, që shoqërohet me
një kërkesë për propozim, të parashikuar në nenet 11 deri 21 të këtij ligji. Përjashtim nga ky
rregull bëjnë koncesionet e dhëna sipas pikës 2 të këtij neni dhe nenit 23 të këtij ligji.
2. Pavarësisht nga përcaktimi i bërë në pikën 1 të këtij neni, autoriteti kontraktues ka të drejtë
të kërkojë propozime nga të gjithë ofertuesit e mundshëm, pa një procedurë parakualifikuese,
nëse e vlerëson se nuk është e nevojshme kryerja në këtë rast e procedurës parakualifikuese.
Neni 11
Procedura parakualifikuese
1. Autoriteti kontraktues përgatit ftesën për pjesëmarrje në procedurën parakualifikuese dhe
dokumentet e parakualifikimit, me qëllim identifikimin e ofertuesve, që kanë kualifikimin e
nevojshëm për të zbatuar koncesionin.
2. Ftesa për të marrë pjesë në procedurën parakualifikuese botohet në Buletinin e Njoftimeve Publike, si dhe në shtypin ndërkombëtar dhe vendas.
3. Ftesa për të marrë pjesë në procedurën parakualifikuese përfshin këto të dhëna:
a) një përshkrim të shkurtër të mjetit infrastrukturor;
b) tregues për elementet thelbësore të koncesionit, si shërbimet që duhet të bëhen nga
koncesionari, mënyrat e financimit të koncesionit, të parashikuara nga autoriteti kontraktues
(për shembull, fondet që do të përdoren, nëse janë tërësisht nga tarifat ose pagesat e
përdoruesve, apo koncesionarit mund t’i jepen fonde publike, të tilla si pagesa të
drejtpërdrejta, hua ose garanci);
c) një përmbledhje të kushteve kryesore, nëse ka të tilla, të kontratës koncesionare që do të
lidhet;
ç) mënyrën dhe vendin e paraqitjes së aplikimit për fazën parakualifikuese, si dhe afatin
ligjor për dorëzimin, të shprehur në datën dhe orën e caktuar, duke u dhënë kohë të
mjaftueshme ofertuesve për të përgatitur dhe dorëzuar aplikimet e tyre;
d) mënyrën dhe vendin e marrjes së dokumenteve të fazës parakualifikuese.
Neni 12
Dokumentet e fazës parakualifikuese
Në dokumentet e parakualifikimit përfshihen të paktën:
a) kriteret parakualifikuese, në përputhje me nenin 13 të këtij ligji;
b) pjesëmarrja e bashkimit të përkohshëm të shoqërive, në përputhje me nenin 14 të këtij
ligji;
c) çdo kërkesë për domosdoshmërinë për të krijuar një person juridik nga ofertuesi i shpallur
fitues, sipas ligjeve në fuqi.
Neni 13
Kriteret parakualifikuese
1. Ofertuesit e interesuar për të marrë pjesë në një procedurë përzgjedhëse duhet të plotësojnë
disa kritere objektive, të cilat autoriteti kontraktues i vlerëson të nevojshme për një procedurë
të caktuar.
Kriteret përfshijnë të paktën:
a) kualifikimet profesionale dhe teknike, burimet njerëzore, makineritë dhe asetet e tjera të
nevojshme, për të kryer të gjitha fazat e projektit koncesionar, përfshirë projektimin,
ndërtimin, operimin dhe, kur është e nevojshme, edhe mirëmbajtjen;
b) aftësitë e mjaftueshme për të administruar fondet financiare të proje ktit dhe aftësinë për të
financuar projektin;
c) kapacitetet e duhura administruese dhe organizative, besueshmërinë dhe përvojën në
zhvillimin e projekteve të ngjashme.
2. Ofertuesit e interesuar kualifikohen për të marrë pjesë në procedurë përzgjedhëse, kur: a) nuk janë subjekt i një procedure falimentimi, likuidimi, administrimi të kontrollueshëm
apo përfundimi të veprimtarisë ose i çdo situate tjetër që, sipas ligjeve në fuqi, sjell si pasojë
procedura të të njëjtit karakter;
b) nuk janë shpallur fajtorë për paraqitjen e dokumenteve të rreme.
Neni 14
Pjesëmarrja e bashkimit të përkohshëm të shoqërive
1. Autoriteti kontraktues, para se t’i ftojë ofertuesit në fazat përzgjedhëse, duhet t’i lejojë ata
të formojnë bashkime të përkohshme shoqërish. Përveçse kur në dokumentet e
parakualifikimit parashikohet ndryshe, të dhënat e kërkuara për anëtarët e bashkimit të
përkohshëm të shoqërive, për kualifikimet e tyre, në përputhje me parashikimet e këtij neni,
duhet t’i referohen bashkimit të përkohshëm të shoqërisë, në tërësi dhe anëtarëve të tij, në
veçanti.
2. Secili anëtar i bashkimit të përkohshëm të shoqërisë mund të marrë pjesë, në mënyrë të
drejtpërdrejtë ose të tërthortë, vetëm në një bashkim të përkohshëm shoqërish në të njëjtën
kohë. Shkelja e kësaj dispozite sjell skualifikimin e bashkimit të përkohshëm të shoqërisë dhe
të anëtarit të këtij bashkimi shoqërish.
Neni 15
Vendimi për parakualifikimin
Autoriteti kontraktues bën kualifikimin e secilit ofertues, që ka paraqitur aplikimin në fazën e
parakualifikimit, në përputhje me kriteret e përcaktuara në dokumentet e parakualifikimit.
Autoriteti kontraktues shpall listën e ofertuesve të parakualifikuar në Buletinin e Njoftimeve
Publike brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit. Të gjithë ofertuesit e parakualifikuar ftohen
për të paraqitur propozimet, në përputhje me nenet 16 deri 21 të këtij ligji.
Neni 16
Procedurat për propozimet e kërkuara
1. Procedurat për propozimet e kërkuara zhvillohen me një ose dy faza.
2. Autoriteti kontraktues, kundrejt pagimit të tarifës që mund të aplikojë, u jep ofertuesve të
parakualifikuar kërkesën për propozim dhe dokumentet e tjera përkatëse, në përputhje me
nenin 5 të këtij ligji, apo dokumente të tjera, që gjykohen të nevojshme. Në rast se procedurat
e parakualifikimit nuk zbatohen, kërkesa për propozim u bëhet të gjithë ofertuesve të
mundshëm.
3. Pavarësisht nga sa më sipër, autoriteti kontraktues mund të përdorë procedurën me dy faza,
për të kërkuar propozime nga ofertuesit, nëse elemente të tilla të projektit të koncesionit, si
specifikimet e projektit, treguesit e performancës, mënyrat e financimit apo kushtet
kontraktuale nuk mund të përshkruhen në kërkesën për propozim në mënyrë aq të hollësishme dhe të saktë, që të lejojnë ofertuesit për të paraqitur propozimet e tyre
përfundimtare.
4. Nëse vendoset procedura me dy faza, zbatohen këto dispozita:
a) kërkesa fillestare për propozime u kërkon ofertuesve të paraqesin, në fazën e parë të
procedurës, propozimet fillestare për specifikimet e projektit, treguesit e performancës,
kërkesat financiare ose karakteristika të tjera të projektit, si dhe termat kryesorë kontraktualë,
të propozuar nga autoriteti kontraktues;
b) autoriteti kontraktues mund të organizojë takime dhe diskutime me çdo ofertues, për të
sqaruar çështje në lidhje me kërkesën fillestare, për propozimet ose propozimet fillestare dhe
dokumentet përkatëse të paraqitura nga ofertuesit. Autoriteti kontraktues pasqyron në
procesverbale çdo takim apo diskutim për këtë çështje. (Procesverbali përmban çështjet e
ngritura dhe sqarimet e dhëna nga autoriteti kontraktues);
c) pas shqyrtimit të propozimeve, autoriteti kontraktues mund ta rishohë dhe ta ndryshojë çdo
kërkesë fillestare për propozime, duke hequr apo përshtatur çdo aspekt të specifikimeve
fillestare të projektit, treguesit e performancës, kërkesat financiare ose karakteristika të tjera
të projektit, përfshirë kushtet kryesore kontraktuale dhe çdo kriter për vlerësimin, krahasimin
e propozimeve dhe për caktimin e ofertuesit më të mirë, apo mund të shtojë karakteristika ose
kritere të tjera. Autoriteti kontraktues shënon në regjistrin e koncesioneve arsyet për çdo
rishikim të kërkesës për propozim. Çdo shfuqizim, ndryshim apo shtesë duhet të pasqyrohet
në ftesën për të paraqitur propozimet përfundimtare;
ç) në fazën e dytë të procedurës, autoriteti kontraktues fton ofertuesit për të paraqitur
propozimet përfundimtare për një paketë të vetme specifikimesh të projektit, të treguesve të
performancës ose kushteve kontraktuale, në përputhje me nenet 17 deri 21 të këtij ligji.
Neni 17
Përmbajtja e kërkesës për propozim
Kërkesa për propozim, e përgatitur nga autoriteti kontraktues, përmban, të paktën, të dhënat e
mëposhtme:
a) të dhëna të përgjithshme, me qëllim që ofertuesit të përgatisin dhe të paraqesin propozimet
e tyre;
b) specifikimet e projektit dhe treguesit e performancës, sipas rastit, përfshirë edhe kërk esat
e autoritetit kontraktues për standardet e sigurisë dhe të mbrojtjes së mjedisit;
c) kushtet kontraktuale, të propozuara nga autoriteti kontraktues, përfshirë treguesit për
kushtet e panegociueshme;
ç) kriteret që do të zbatohen për vlerësimin e propozimeve dhe, nëse do të zbatohen, edhe
kufijtë minimalë për vlerësimin e propozimeve, peshën përkatëse të çdo kriteri dhe mënyrën,
sipas së cilës kriteret dhe kufiri minimal duhet të zbatohen në vlerësimin dhe skualifikimin e
propozimeve;
d) kërkesat për garancinë e ofertës. Neni 18
Sqarimet dhe modifikimet
1. Autoriteti kontraktues, me nismën e vet apo si rezultat i një kërkese për sqarim nga një
ofertues, mund të rishohë dhe, sipas rastit, të ndryshojë çdo element të kërkesës për
propozim, sipas nenit 17 të këtij ligji.
Çdo ndryshim u njoftohet menjëherë të gjithë kandidatëve, që kanë tërhequr dokumentet e
garës. Kur autoriteti kontraktues e vlerëson të nevojshme të ndryshojë dokumentet dhe kjo
bëhet brenda një periudhe kohe më pak se 1/3 e numrit të ditëve të përcaktuara për
përgatitjen e ofertave, duhet ta shtyjë afatin e fundit të paraqitjes së ofertave për të njëjtën
periudhë kohe.
2. Autoriteti kontraktues, në rastin e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, shënon në regjistrin
e koncesioneve arsyet për çdo rishikim në kërkesën për propozim. Çdo shfuqizim, ndryshim
apo shtesë u komunikohet ofertuesve në të njëjtën mënyrë si kërkesa për propozim.
Neni 19
Kriteret e vlerësimit
1. Kriteret për vlerësimin dhe krahasimin e propozimeve teknike përfshijnë të paktën:
a) qëndrueshmërinë teknike;
b) përputhjen me standardet e mjedisit;
c) efikasitetin në veprim;
ç) cilësinë e shërbimeve dhe të masave, për të siguruar vazhdimësinë e tyre;
d) potencialin e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik, që ofrohet nga propozimet.
2. Kriteret për vlerësimin dhe krahasimin e propozimeve financiare dhe tregtare, sipas rastit,
përfshijnë të paktën:
a) vlerën aktuale të tarifave dhe të çmimeve për njësi të propozuara dhe pagesa të tjera gjatë
periudhës koncesionare;
b) vlerën aktuale të pagesave të drejtpërdrejta të propozuara, të bëra nga autoriteti
kontraktues, nëse ka;
c) shpenzimet për projektin dhe veprimtaritë e ndërtimit, shpenzimet për operimin dhe
mirëmbajtjen vjetore, vlerën e tashme të investimeve, të shpenzimeve operative dhe të
mirëmbajtjes;
ç) masën e mbështetjes financiare, nëse ka, që pritet të realizohet nga ndonjë autoritet publik
i Republikës së Shqipërisë;
d) qëndrueshmërinë dhe rentabilitetin e financimeve të propozuara.
3. Këshilli i Ministrave, për efekt të zbatimit të pikës 3 të nenit 4 të këtij ligji, përcakton edhe kritere të tjera, që do të merren parasysh në vlerësimin e ofertave. Këto kritere bazohen në
rëndësinë sektoriale të zhvillimit të ekonomisë, vlerën e investimit, nivelin e punësimit,
përparësinë për zhvillimin e zonave të veçanta të vendit, tregues të tjerë specifikë të
sektorëve, si dhe çmimin apo tarifën e propozuar. Këshilli i Ministrave, në këtë rast,
përcakton dhe peshën që do të këtë çdo kriter në vlerësimin e ofertës.
Neni 20
Krahasimi dhe vlerësimi
1. Autoriteti kontraktues krahason dhe vlerëson çdo propozim, në përputhje me kriteret e
vlerësimit, peshën relative, që i jepet çdo kriteri në procesin e vlerësimit, të parashikuar në
kërkesën për propozim.
2. Për qëllimet e pikës 1 të këtij neni, autoriteti kontraktues mund të vendosë kufij minimalë
për cilësinë, aspektet teknike, financiare dhe tregtare. Propozimet, që nuk arrijnë kufijtë
minimalë, vlerësohen të papërshtatshëm dhe skualifikohen.
Neni 21
Caktimi i ofertuesit më të mirë dhe negocimet përfundimtare
1. Autoriteti kontraktues rendit të gjitha propozimet e pranueshme, në bazë të kritereve të
vlerësimit dhe njofton ofertuesit për këtë. Pas njoftimit, të gjithë ofertuesit kanë të drejtë të
paraqesin ankesat e tyre, në përputhje me dispozitat e kreut III të këtij ligji. Me mbarimin e
afatit për paraqitjen e ankesave, autoriteti kontraktues fton ofertuesin, që ka marrë vlerësimin
më të mirë, për negocime përfundimtare.
2. Kushtet kontraktuale, të deklaruara të panegociueshme në kërkesën përfundimtare për
propozime, nuk do të jenë objekt i negocimeve përfundimtare.
3. Nëse për autoritetin kontraktues, brenda një afati të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave,
bëhet e qartë se negocimet me ofertuesin e ftuar nuk do të përfundojnë me një kontratë
koncesionare, ai i ndërpret negocimet me këtë ofertues dhe fton ofertuesit e tjerë, sipas
renditjes, derisa të arrihet lidhja e kontratës së koncesionit, ose i refuzon të gjitha propozimet
e mbetura. Autoriteti kontraktues nuk mund të rifillojë negocime me një ofertues, me të cilin
negocimet janë ndërprerë, në përputhje me këtë pikë.
4. Pas përfundimit të negocimit për kontratën koncesionare, Njësia e Trajtimit të
Koncesioneve, brenda 45 ditëve, jep mendim me shkrim për kushtet e kontratës. *Pas marrjes
së mendimit dhe nënshkrimit, kontratat koncesionare me vlere investimi mbi 20 milion euro
paraqiten per miratim ne Këshillin e Ministrave. Kontratat koncensionare me vlere nen 20
milion euro hyjne ne fuqi pas nenshkrimit nga autoriteti kontraktues.
5. Autoriteti kontraktues boton në Buletinin e Njoftimeve Publike emrin e koncesionarit dhe
kushtet thelbësore të kontratës së koncesionit brenda 30 ditëve pas miratimit të saj, në
përputhje me përcaktimin e pikës 4 të këtij neni. Neni 22
Negocimi i kontratave koncesionare pa procedura konkurruese
1. Autoriteti kontraktues mund të bëjë negocimin e kontratave koncesionare pa procedura
konkurruese vetëm me miratimin e Këshillit të Ministrave, nëse:
a) projekti ndikon në cenimin e sigurisë kombëtare. Rastet e cenimit të sigurisë kombëtare, si
rezultat i zbatimit të procedurave konkuruese, miratohen me vendim të Këshillit të Sigurisë
Kombëtare;
b) kontrata koncesionare është zgjidhur për shkak të një shkeljeje serioze nga ana e
koncesionarit dhe kur procedura konkurruese nuk është e mundur të realizohet, për shkak të
nevojës urgjente për të siguruar vazhdimësinë e veprimtarisë.
*c) per shkak te nje shkeljeje serioze nga koncensionari kerkohet nga institucionet financiare,
ne baze te se drejtes per te nderhyre, zevendesimi I koncensionarit.
2. Kohëzgjatja e një kontrate koncesioni, të lidhur sipas shkronjës “b” të pikës 1 të këtij neni,
nuk duhet të kalojë 12 muaj.
3. Asnjë kontratë koncesionare nuk mund të realizohet sipas shkronjës “b” të pikës 1 të këtij
neni, përveçse kur autoriteti kontraktues ka filluar një procedurë konkurruese përzgjedhëse
për koncesionarin, në përputhje me kushtet e kontratës, të përcaktuara në pikën 2 të këtij
neni, apo kur ka vendosur të mos e japë koncesionin, me kalimin e afatit të përcaktuar në
kushtet e kontratës.
4. Nëse një kontratë koncesioni negociohet në përputhje me këtë nen, pa përdorur procedurën
konkurruese, autoriteti kontraktues duhet të caktojë kritere të arsyeshme vlerësimi për
kërkesat e projektit, në bazë të të cilave do të vlerësohen dhe do të renditen propozimet.
5. Autoriteti kontraktues boton në Buletinin e Njoftimeve Publike emrin e koncesionarit dhe
kushtet thelbësore të kontratës së koncesionit brenda 30 ditëve nga data e miratimit të
kontratës së koncesionit nga Këshilli i Ministrave, përveç rasteve të përcaktuara në shkronjën
“a” të pikës 1 të këtij neni.
Neni 23
Propozimet e pakërkuara
1. Autoriteti kontraktues është i autorizuar të shqyrtojë dhe të pranojë propozimet e
pakërkuara, në përputhje me procedurat e parashikuara në këtë nen, me kusht që këto
propozime të mos kenë të bëjnë me një projekt, për të cilin ka filluar ose është shpallur
procedura e përzgjedhjes.
2. Procedurat për përcaktimin e pranueshmërisë së propozimeve të pakërkuara janë:
a) brenda 90 ditëve pas marrjes dhe shqyrtimit fillestar të propozimit të pakërkuar, autoriteti kontraktues përcakton nëse projekti koncesionar paraqet interes publik dhe për këtë vë në
dijeni propozuesin;
b) kur projekti koncesionar paraqet interes publik, autoriteti kontraktues fton propozuesin të
paraqesë të dhëna të tjera të nevojshme për projektin e propozuar, për të bërë vlerësimin për
kualifikimet e propozuesit dhe fizibilitetin teknik dhe financiar të projektit;
c) brenda 120 ditëve nga ftesa e autoritetit kontraktues, propozuesi duhet të paraqesë një
studim fizibiliteti teknik dhe financiar (duke përfshirë, por pa u limituar në të, një model
financiar dhe një plan për financimin e projektit), një studim për ndikimin në mjedis dhe të
dhëna të mjaftueshme për konceptin ose teknologjinë e parashikuar në propozim;
ç) gjatë shqyrtimit të një propozimi të pakërkuar, autoriteti kontraktues respekton pronësinë
intelektuale, sekretet tregtare ose të drejtat e tjera ekskluzive të parashikuara, që rrjedhin apo
që përmenden në propozim. Informacionin e dhënë nga/ose në emër të propozuesit për
propozimin e pakërkuar, autoriteti kontraktues nuk e përdor pa pëlqimin paraprak të
propozuesit, për një periudhë prej 12 muajsh nga data e marrjes së këtij informacioni.
3. Fillimi i një procedure përzgjedhëse bëhet si më poshtë:
a) autoriteti kontraktues, brenda 6 muajve nga marrja e dokumentacionit, në përputhje me
shkronjën “b” të pikës 2 të këtij neni, vendos për pranimin ose refuzimin e projektit të
mundshëm koncesionar, që rrjedh nga propozimi i pakërkuar. Nëse propozimi i pakërkuar
pranohet nga autoriteti kontraktues, ai fillon një procedurë përzgjedhëse konkurruese në
përputhje me nenet 11 deri 21 të këtij ligji, ndërsa kur propozimi refuzohet dhe palët nuk
bien dakord ndryshe, autoriteti kontraktues i kthen propozuesit dokumentet origjinale dhe
fotokopjet e dokumenteve të paraqitura;
b) propozuesi ftohet të marrë pjesë në procedurën përzgjedhëse konkurruese, në përputhje me
shkronjën “a” të pikës 3 të këtij neni dhe, me vendim të Këshillit të Ministrave, atij i jepet një
bonus për rezultatin teknik dhe/ose financiar të arritur gjatë procedurës përzgjedhëse
konkurruese deri në një maksimum 10 për qind të pikëve. Identiteti i propozuesit, ekzistenca
dhe shuma e bonusit tregohen në dokumentet e procedurës përzgjedhëse konkurruese.
Neni 24
Konfidencialiteti
Autoriteti kontraktues ruan konfidencialitetin e të gjitha të dhënave teknike, ekonomike,
financiare etj. të propozimeve të bëra nga ofertuesit. Nëse nuk parashikohet me ligj, me
vendim gjykate apo në kërkesën për propozim, palët në bisedime nuk i deklarojnë personave
të tjerë informacione teknike, të dhëna për çmimin dhe elemente për diskutimet,
komunikimet dhe bisedimet, në përputhje me dispozitat e mësipërme, pa pëlqimin e palës
tjetër.
KREU III
PROCEDURAT E RISHIKIMIT ADMINISTRATIV ***Neni 24/1
Agjensia e Koncensioneve
1. Agjensia e koncensioneve eshte person juridik public buxhetor, ne varesi te Kryeministrit,
qe funksionon ne baze te ketij ligji.
2. Keshilli I Ministrave percakton me vendim menyren e organizimit dhe te funksionimit te
Agjensise te Koncensioneve.
3. agjensia e Koncensioneve, ne ushtrim te funksioneve te saj, ka keto kompetenca:
a) mbikqyr zbatimin e procedurave koncensionare dhe ben shqyrtimin administrative te
ankesave ndaj ketyre procedurave;
b) verifikon zbatimin nga ana e autoritetit kontraktues te procedurave te koncensionit, sipas
ketij ligji dhe akteve te tjera te dala ne zbatim te tij, duke u kerkuar autoriteteve
koncenasionare te gjithe informacionin e nevojshem;
c) ben shqyrtimin administrative te ankesave te ofertuesve per procedurat e koncensionit;
ç) propozon masa disiplinore dhe vendos gjoba per personat e ngarkuar nga autoriteti
kontraktues me hartimin e dokumentave, zbatimin e procedures parakualifikuese, vleresimin
e kritereve, perzgjedhjen e ofertave dhe negocimin e kontrates, sipas rregullave te
koncensionit, ne masen e percaktuar ne legjislacionin e koncensioneve, ne rastet kur veren
shkelje te procedurave rte ketij ligji;
d) vendos dhe shpall perjashtimin nga procedurat koncensionare te ofertuesve, te cilet, gjate
nje procedure koncensionare, kane depozituar dokumente false, ose kane deklaruar
informacion te rreme, si dhe, kur eshte rasti, ben kallzim penal;
dh) mbyll hetimin administrativ dhe, kur pranon ankimin , per shkeljet e konstatuara ne
proceduren e koncensioneve, propozon masat perkatese per rregullimin ose anullimin e tyre;
e) mban dhe administron rregjistrin e koncensionit, si dhe dokumentacionin original qe
dergohet nga autoritetet kontraktuese Brenda 3 muajve nga data e miratimit te kontrates se
koncensionit;
ë) u kerkon autoriteteve kontraktueseraportime periodike 1 here ne 6 muaj per gjendjen e
koncensioneve dhe, bazuar ne ceshtjet e raportuara dhe te shyrtuara, I paraqet Keshillit te
ministrave rekomandime te pergjithshme per gjendjen dhe per kuadrin ligjor te
koncensioneve.
Neni 25
Procedura e ankimit
1. Çdo ofertues mund të kërkojë rishikim administrativ të procesit të përzgjedhjes, kur
gjykon se një veprim i ndërmarrë nga autoriteti kontraktues është në kundërshtim me
parashikimet e këtij ligji apo të akteve të tjera ligjore dhe nënligjore për procedurat e
koncesionit. 2. Ankesa paraqitet tek Agjencia e Prokurimit Publik brenda 5 ditëve kalendarike nga data e
botimit të njoftimit të kandidatëve të parakualifikuar apo e njoftimit të renditjes së ofertuesve
nga autoriteti kontraktues.
3. Me marrjen e ankesës, Agjencia e Prokurimit Publik njofton brenda 5 ditëve autoritetin
kontraktues në lidhje me pezullimin e procedurave koncesionare dhe fillimin e procedurave
të hetimit administrativ.
4. Agjencia e Prokurimit Publik nuk pezullon procedurën koncesionare në rastet kur:
a) nga shqyrtimi paraprak rezulton se ankesa nuk është e argumentuar juridikisht;
b) pezullimi vjen në kundërshtim me interesin publik apo dëmton autoritetin kontraktues ose
ofertuesit e tjerë.
5. Gjatë shqyrtimit të ankesës, deri përpara lidhjes së kontratës, Agjencia e Prokurimit Publik
ka të drejtë:
a) të shfuqizojë pjesërisht apo plotësisht vendimet ose aktet e autoritetit kontraktues;
b) ta udhëzojë autoritetin kontraktues për korrigjimin e shkeljeve përpara vazhdimit të
procedurave koncesionare.
***6. Agjencia e Koncensioneve, gjate procedurave te hetimit administrativ, ka te gjitha
kompetencat e parashikuara ne kete ligj dhe ne aktet nenligjore te dala ne zbatim te tij.
7. Ankesa në Agjencinë e Prokurimit Publik bëhet me formularin përkatës, ku shënohen emri
dhe adresa e ankuesit, referimi për procedurën konkrete, baza ligjore dhe përshkrimi i
shkeljes. Elementet e mësipërme janë të domosdoshme për shqyrtimin e ankesës. Agjencia e
Prokurimit Publik e shqyrton ankesën, në përputhje me këtë ligj, aktet nënligjore të dala në
zbatim të tij dhe Kodin e Procedurave Administrative.
***7/1. Cdo ankese ne Agjensine e Koncensioneve, qe merret ne shqyrtim nga kjo e fundit,
duhet te shoqerohet me pagesen paraprake prej 10% te vleres se garancise se ofertes.
Moskryerja e pageses paraprake perben shkak per mosfillimin e shqyrtimit te ankeses.Kjo
pagese I kthehet subjektit kur, ne fund te procesit te ankimit, ankesa e tij pranohet ose kalon
ne favor te buxhetit te shtetit, kur ankesa nuk pranohet. Forma dhe menyra e kryerjes se kesaj
pagese percaktohen ne rregullat e koncensionit.
8. Agjencia e Prokurimit Publik, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së
ankesës, përfundon hetimin administrativ dhe njofton autoritetin kontraktues dhe ankuesin
për vendimin.
9. Vendimi i Agjencisë së Prokurimit Publik është akti administrativ përfundimtar.
***Neni 25/1
Procedura e hetimit administrativ
1. Agjensia e Koncensioneve fillon proceduren e hetimit administrativ mbi bazen e ankimit te
nje apo me shume paleve pjesemarrese ne nje procedure koncensioni.
2. Agjensia e Koncensioneve, per te realizuar funksionet e saj, ka te drejte te kete akses ne
cdo institucion te administrates publike, te cilat, sipas ketij ligji, njihen si autoritete kontraktuese.
3. Agjensia e Koncensioneve ka te drejte te caktoje nje afat per informacionin qe duhet te
jape autoriteti kontraktues, ne baze te kerkeses se saj, si dhe per dorezimin e dokumentave
perkatese, sipas legjislacionit qe rregullon procedurat administrative.
***Neni 25/2
Perfundimi i hetimit administrativ
1. Agjensia e Koncensioneve, pas perfundimit te hetimit administrativ, merr keto vendime:
a) pranon ankimin e ankuesit, duke arsyetuar e argumentuar shkeljet e konstatuara ne
zbatimin r ligjit e te procedurave per koncensionet, duke treguar masat perkatese per
anullimin e tyre dhe rivendosjen e ligjshmerise ne veprimet e autoritetit kontraktues;
b) rrezon ankimin e pales, duke konstatuar zbatimin e procedurave dhe ligjshmerise per
veprimet apo mosveprimet e paraqitura si shkelje nga ankimuesi, duke I sqaruar atij me
shkrim arsyet e rrezimit te ankimit;
c) per shkeljet e konstatuara ne proceduren e koncensioneve e te ligjshmerise ne zbatimin e
ligjit, I jep autoritetit kontraktor nje afat, Brenda te cilit ky I fundit eshte I detyruar ti ndreqe
ato, ose te ndaloje efektin apo pasojat negative te ketyre shkeljeve.
2. Vendimi I dhene sipas pikes 1 te ketij neni eshte I ekzekutueshem. Ndaj tij palet mund te
bejne ankim ne gjykate, sipas Kodit te Procedures Civile.
***Neni 25/3
Detyrimi per bashkepunim
Refuzimi I nepunesit civil, I funksionarit ose autoritetit kontraktues per te dhene informacion
apo per te paraqitur dokumentacionin qe ka lidhje me procedurebn nen hetim administrative,
perben shkak qe Agjensia te kerkoje nga autoriteti competent dhenien e masave disiplinore
ndaj personave pergjegjes.
Neni 26
Ankimi në gjykatë
Kundër vendimit të Agjencisë së Prokurimit Publik, ankuesi ka të drejtë që, brenda 30 ditëve
nga marrja dijeni, të bëjë padi për shqyrtim të mosmarrëveshjes administrative në Gjykatën e
Rrethit Gjyqësor Tiranë (seksioni administrativ). Gjykata kryen shqyrtimin gjyqësor, sipas procedurave dhe brenda afateve të përcaktuara në
dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, kreu II, “Gjykimi i mosmarrëveshjeve
administrative”.
Shqyrtimi i këtij ankimi në gjykatë nuk pezullon vazhdimin e procedurave të koncesionit.
***Neni 26/1
Kundravajtjet administrative
1. Shkelja e dispozitave te ketij ligji nga personat pergjegjes, kur nuk perben veper penale,
perben kundravajtje administrative dhe denohet me gjobe nga 50-100 mije leke. Gjoba
vendoset nga titullari I Agjensise se Koncensioneve. Kunder denimit me gjobe mund te behet
ankim brenda 30 diteve ne gjykaten kompetente.
2. Titullari I Agjensise mund ti propozoje drejtuesit te autoritetit kontraktor, nese e gjykon te
nevojshme, edhe marrjen e masave disiplinore ndaj personave pergjegjes qe shkelin
dispozitat e ketij ligji.
KREU IV
KONTRATA KONCESIONARE
Neni 27
Përmbajtja
Kontratat e koncesionit parashikojnë ato çështje që vlerësohen të përshtatshme nga palët, të
tilla si:
a) natyra dhe objekti i punëve që duhet të kryhen dhe shërbimet që duhet të jepen nga
koncesionari;
b) kohëzgjatja e kontratës së koncesionit që përshtatet me specifikën e koncesionit përkatës,
por që nuk i kalon 35 vjet dhe kushtet, nëse ka, për zgjatjen e saj. *Ne rast se afati eshte mbi
35 vjet, kontrata hyn ne fuqi pas miratimit nga Kuvendi.
c) ndihma që mund t’i japë autoriteti kontraktues dhe njësia e trajtimit të koncesioneve
koncesionarit për marrjen e licencave dhe të lejeve të nevojshme për koncesionin;
ç) çdo kërkesë për themelimin dhe kapitalin themeltar të një personi juridik, që duhet të
krijohet nga ofertuesi i shpallur fitues, në bazë të ligjeve në fuqi, si dhe ndalimin për
transferimin e aksioneve apo të pjesëve të kapitalit të kësaj shoqërie, pa pëlqimin paraprak të
autoritetit kontraktues;
d) pronësia e aseteve të projektit të koncesionit dhe detyrimet e palëve, sipas rastit, për
vënien në dispozicion të vendit të projektit të koncesionit dhe çdo lehtësi tjetër të mundshme;
dh) shpërblimi i koncesionarit, pavarësisht nëse përbëhet nga tarifa apo pagesa për
përdorimin e mjetit të infrastrukturës ose realizimit të shërbimeve, metodat dhe formulat për caktimin ose rregullimin e këtyre tarifave apo pagesave, si dhe, nëse zbatohen, pagesat që
mund të bëhen nga autoriteti kontraktues ose një autoritet tjetër publik, si dhe nëse ka
detyrimin për pagesa që koncesionari duhet t’i bëjë autoritetit kontraktues;
e) procedurat për rishikimin dhe miratimin e projekteve inxhinierike, të planeve të ndërtimit
dhe specifikimeve nga autoriteti kontraktues, si dhe procedurat për testimin dhe kontrollin
përfundimtar, miratimin dhe pranimin e mjetit të infrastrukturës, rregullat dhe standardet, në
bazë të të cilave janë projektuar projektet konces ionare, që duhet të jenë në përputhje me
praktikat më të mira, me synim zhvillimin e tregut nëpërmjet ndarjes së riskut;
ë) shtrirja e detyrimeve të koncesionarit, sipas rastit, për të siguruar ndryshimin e shërbimit,
për të përmbushur kërkesat e kohës, vazhdimësinë e tij dhe dhënien, në kushte kryesisht të
njëjta për të gjithë përdoruesit, mekanizmat për të trajtuar kostot e mundshme për to;
f) e drejta e autoritetit kontraktues ose e një autoriteti tjetër publik për të monitoruar punët që
duhet të kryhen dhe shërbimet që duhet të jepen nga koncesionari, kushtet dhe masën, në të
cilën autoriteti kontraktues mund të urdhërojë ndryshime për punët dhe kushtet e shërbimit. E
drejta e autoritetit kontraktues për të marrë masa të tjera të arsyeshme, për të siguruar që
mjeti infrastrukturor të operohet si duhet dhe shërbimet të jepen në përputhje me kërkesat e
zbatueshme ligjore dhe kontraktuale, si dhe e drejta për të monitoruar mekanizmat dhe
trajtimin e shpenzimeve të mundshme për to;
g) detyrimet e koncesionarit për t’i dhënë autoritetit kontraktues apo një autoriteti tjetër
publik, sipas rastit, raporte dhe informacion tjetër për veprimtarinë;
gj) çdo kufizim ose kusht të zbatueshëm për transferimin e të drejtave dhe të detyrimeve të
koncesionarit, sipas kontratës së koncesionit;
h) çdo kufizim ose kusht për transferimin e një interesi kontrollues te koncesionari;
i) përkufizimi dhe pasoja e forcës madhore, ndryshimi në ligj dhe ndryshime të tjera në
rrethana (duke përfshirë çdo të drejtë të palëve për të kërkuar kompensimin ose rishikimin e
kontratës së koncesionit);
j) detyrimet e mundshme, nëse ka, të autoriteteve publike përkatëse ose të autoritetit
kontraktues;
k) rrethanat, në të cilat autoriteti kontraktues ka të drejtën të marrë përsipër, përkohësisht,
administrimin e mjetit të infrastrukturës, për sigurimin e një shërbimi të efektshëm dhe të
pandërprerë dhe, në rastin e dështimit nga koncesionari, të përmbushë detyrimet e tij
kontraktuale dhe të dështimit të tij, për të rregulluar shkeljen e kontratës;
l) çdo të drejtë të autoritetit kontraktues për të rishikuar dhe miratuar kontratat kryesore, që
duhet të lidhen nga koncesionari, veçanërisht me aksionerët e koncesionarit ose persona të
tjerë juridikë, ku koncesionari është pjesëmarrës apo anasjelltas;
ll) garancitë për t’u përmbushur dhe politikat e sigurimeve që duhet të ndiqen nga
koncesionari për zbatimin e koncesionit;
m) procedurat e rregullimit të shkeljes së kontratës, të bërë nga njëra prej palëve;
n) kushtet dhe procedurat për ndryshimin dhe/ose përfundimin e kontratës; të drejtat dhe
detyrimet e palëve, me kalimin e afatit apo përfundimin e kontratës (duke përfshirë
mekanizmin e transferimit të sendeve pasurore, të teknologjisë, kompensimit, shërbimin e trajnimit dhe të mbështetjes që duhet të jepet nga koncesionari);
nj) ligji i zbatueshëm dhe mekanizmat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin
ndërmjet autoritetit kontraktues dhe koncesionarit;
o) të drejtat dhe detyrimet e palëve për informacionin konfidencial.
*p) te drejten e nderhyrjes se financuesve.
Neni 28
Zgjidhja e kontratës së koncesionit
1. Autoriteti kontraktues, nëse nuk parashikohet ndryshe në kontratën e koncesionit, mund ta
zgjidhë kontratën kur:
a) ka arsye të mendojë se koncesionari nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet, për
shkak të paaftësisë paguese, shkeljeve serioze apo të rasteve të tjera që pengojnë apo nuk
bëjnë të mundur vazhdimin e kontratës së koncesionit;
b) koncesionari dështon në sigurimin e financimit të projektit brenda 12 muajve nga
nënshkrimi i kontratës së koncesionit.
2. Secila palë, nëse nuk është parashikuar ndryshe në kontratën e koncesionit, ka të drejtë ta
zgjidhë kontratën kur:
a) përmbushja e detyrimeve bëhet e pamundur, për shkak të rrethanave që kanë qenë jashtë
kontrollit të arsyeshëm të secilës palë;
b) ka shkelje serioze nga pala tjetër e kur kjo palë nuk mund ta korrigjojë këtë shkelje brenda
afatit kohor dhe sipas mënyrës së parashikuar në kontratën e koncesionit.
3. Palët kanë, gjithashtu, të drejtë ta zgjidhin kontratën e koncesionit me pëlqim të dyanshëm.
KREU V
FINANCIMI
Neni 29
Masat financiare
1. Koncesionari ka të drejtë të vendosë, të marrë ose të mbledhë tarifa apo të ardhura të tjera
për përdorimin e aseteve ose të shërbimeve të realizuara prej tij, në përputhje me kontratën e
koncesionit, e cila parashikon mënyrat dhe formulat e caktimit e të ndryshimit të këtyre
tarifave ose pagesave.
2. Autoriteti kontraktues ka të drejtë t’i bëjë koncesionarit pagesa të drejtpërdrejta, si
zëvendësim apo si shtesë e tarifave ose pagesave për përdorimin e aseteve ose të shërbimeve
të realizuara prej tij. KREU VI
ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE DHE LIGJI I ZBATUESHËM
Neni 30
Ligji i zbatueshëm
1. Kontrata e koncesionit u nënshtrohet ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
2. Koncesionari, aksionarët e tij dhe ortakët e tjerë të veprimtarisë së tij ekonomike janë të
lirë të zgjedhin ligjin që rregullon marrëdhëni et ndërmjet tyre.
Neni 31
Mosmarrëveshjet ndërmjet autoritetit kontraktues dhe koncesionarit
1. Çdo mosmarrëveshje ndërmjet autoritetit kontraktues dhe koncesionarit zgjidhet me
mekanizmat e përcaktuar në kontratën e koncesionit, për të cilët palët kanë rënë dakord,
përfshirë edhe procedurat e arbitrazhit ndërkombëtar.
2. Koncesionari, aksionerët e tij dhe ortakët e tjerë të tij janë të lirë të zgjedhin mekanizmat e
përshtatshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet tyre.
KREU VII
DISPOZITA TË FUNDIT
Neni 32
Shfuqizime
Ligji nr.7973, datë 26.7.1995 “Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në
shërbimet publike dhe infrastrukturë”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Neni 33
Periudha tranzitore deri në krijimin e Njësisë së Trajtimit të Koncesioneve
Deri në krijimin e Njësisë së Trajtimit të Koncesioneve, në përputhje me nenin 8 të këtij ligji
dhe bërjes së saj plotësisht operacionale, përgjegjësitë dhe kompetencat do t’i ushtrojë
ministria përgjegjëse për ekonominë.
Neni 34Ligjet ekzistuese për fusha specifike
1. Në rast mospërputhjeje me ligjet ekzistuese, ky ligj mbizotëron mbi të gjitha ligjet e tjera
për koncesionet.
2. Të gjitha ligjet për sektorë të veçantë duhet t’i rregullojnë koncesionet në përputhje me
këtë ligj.
Neni 35
Kontratat e koncesionit që janë nënshkruar
Ky ligj nuk zbatohet për kontratat e koncesionit, të nënshkruara para hyrjes në fuqi të këtij
ligji. Kontratat nuk mund të ripërsëriten ose të shtyhen, veçse në përputhje me dispozitat e
këtij ligji.
Neni 36
Kudo ne ligj, emertimi “Agjensia e Prokurimit Publik” zevendesohet me emertimin
“Agjensia e Koncensioneve”.
Neni 37
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5179, datë 12.1.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu