VKM Nr. 104 dt. 28.02.2007
VENDIM
Nr.104, datë 28.2.2007
PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.27, DATË 19.1.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E
RREGULLAVE TË VLERËSIMIT DHE TË DHËNIES SË KONCESIONEVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4 të nenit 5 të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006
“Për koncesionet”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Në fund të pikës 1 të kreut VI “Hartimi i dokumenteve të procedurës konkurruese” të vendimit nr.27,
datë 19.1.2007 të Këshillit të Ministrave, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Në të gjitha koncesionet, komisioni, në kriteret e vlerësimit të ofertave, përfshin vlerën e pagave
(royalties), që ofertuesit i japin autoritetit kontraktues, për një projekt koncesionar të caktuar.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha