VKM Nr. 87 dt. 16.01.2008
VENDIM
Nr.87, datë 16.1.2008
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.27, DATË 19.1.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
“PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË VLERËSIMIT DHE TË DHËNIES SË KONCESIONEVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4 të nenit 5 të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006
“Për koncesionet”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Në vendimin nr.27, datë 19.1.2007 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime dhe
shtesa:
1. Në paragrafin e parë të kreut I, pas fjalëve “Autoriteti kontraktues” shtohen fjalët “… në kuptim të
ligjit, si i përcaktuar në ligj …”; fjala “… projekteve …” zëvendësohet me “… projekt (e)- propozime …”,
pas fjalëve “… ligjit nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”…”, shtohet “… më poshtë ligji …”.
2. Në paragrafin e katërt të kreut I, fjalët “… pasi procedura konkurruese ka përfunduar pa nxjerrë fitues
..” zëvendësohen me “… nëse procedura konkurruese quhet e pasuksesshme …”.
3. Në paragrafin e fundit, të kreut I, fjalët “1 muaj” zëvendësohen me “3 muaj” dhe pas fjalëve “…
kontratës së koncesionit…” shtohen “… nga Këshilli i Ministrave …”.
4. Në pikat 1 e 4 të kreut II, fjala “Organet …” zëvendësohet “Ministritë ose autoritetet vendore …”.
5. Në fund të pikës 3 të kreut II, fjalët “… rastet e kërkuara …” zëvendësohen me “… propozimet e
kërkuara …”.
6. Në fund të pikës 4 të kreut II, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Për kryerjen e identifikimit dhe të analizës së rentabilitetit dhe të përputhshmërisë financiare të një
projekti koncesionar, titullari i organit përgjegjës (qendror a vendor) urdhëron krijimin e grupit të
identifikimit të propozimeve (GIP). Përbërja, kompetencat dhe mënyra e funksionimit të tij përcaktohen
me udhëzim të autoritetit kontraktues.”.
7. Në pikën 5 të kreut II, pas fjalëve “… për dhënien me koncesion …” shtohen “… nëpërmjet një urdhri,
të nxjerrë nga titullari i organit përgjegjës …”.
8. Pika 7 e kreut II, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“7. Nëse, si rezultat i analizës së rentabilitetit dhe përshtatshmërisë financiare, është miratuar fillimi i
procedurave për dhënien me koncesion, Këshilli i Ministrave përcakton autoritetin kontraktues, në
përputhje me pikën 3 të nenit 5 të ligjit.”.
9. Në pikën 8 të kreut II, fjalët “Ministritë dhe organet e tjera të administratës, brenda 1 muaji nga hyrja
në fuqi e këtyre rregullave …” shfuqizohen.
10. Në fillim të pikës 9 të kreut II, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Ministritë dhe organet e tjera të administratës, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtyre rregullave,
paraqesin te ministri përgjegjës për ekonominë asetet, që propozohen të jepen me koncesion, me çmimin simbolik 1 euro.”.
11. Paragrafi i parë i kreut III, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Procedurat konkurruese të përzgjedhjes (më poshtë procedurat konkurruese) për propozimet, e
kërkuara dhe të pakërkuara, realizohen nga autoriteti kontraktues, sipas përcaktimeve të mëposhtme,
në përputhje me këto rregulla dhe ligje …”.
12. Shkronja “c”, e pikës 1, të kreut III, shfuqizohet.
13. Në shkronjën “d”, të pikës 1, të kreut III, bëhen këto ndryshime:
– Fjalët “5 milionë euro” zëvendësohen me “10 milionë euro”.
– Paragrafi i tretë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Për koncesionet, që parashikojnë një vlerë investimesh mbi 10 milionë euro, botimi bëhet në të paktën
1 gazetë ndërkombëtare, të njohur në tregjet e kapitaleve dhe ato financiare, të specializuar për
sektorin përkatës të koncesionit, në 3 numra të njëpasnjëshëm, si dhe në të paktën 2 gazeta kombëtare,
të përditshme, në 3 numra të njëpasnjëshëm.”.
Kreut IV ndryshohet, si më poshtë vijon:
“KREU IV
DOKUMENTET STANDARDE TË PROCEDURËS KONKURRUESE
Dokumentet standarde të procedurës konkurruese
1. Autoriteti kontraktues përgatit formatin e dokumenteve standarde të procedurës konkurruese, që do
të përdoret gjatë procedurave të konkurrimit. Këto dokumente nënkuptojnë:
a) informacionin e përgjithshëm;
b) informacionin specifik, që ka lidhje me objektin e kontratës.
2. Informacioni i përgjithshëm përfshin:
– formularin e njoftimit të kontratës;
– formularin e ftesës për ofertë;
– udhëzimet për kandidatët/ofertuesit; formularin e ofertës;
– kriteret e përgjithshme të kualifikimit/pjesëmarrjes;
– formularin e sigurimit të ofertës;
– formularin e sigurimit të kontratës;
– formularin e njoftimit të fituesit;
– formularin e skualifikimit të ofertuesve/kandidatëve;
– formularin për publikimin e kontratës fituese;
– formularin e ankesës;
– kushtet e përgjithshme dhe kushtet e veçanta të kontratës.
Për propozimet e pakërkuara për ndërtimin e HEC-eve, me fuqi të instaluar deri në 15 MW, për optimizimin e skemës, autoriteti kontraktues, në procedurën konkurruese, është i detyruar të pranojë
oferta, që lidhen jo vetëm me propozimin e pakërkuar, por edhe për pjesë të tje ra, të lira, të kësaj
skeme, të papërfshira në propozimin e pakërkuar. Në çdo rast, autoriteti kontraktues, e shpall në
dokumentet e tenderit kërkesën për të pranuar oferta për pjesët e lira të skemës, për të cilën zhvillohet
procedura konkurruese.
Për koncesionet e hidrocentraleve deri në 15 MW, në kontratë përfshihen kushtet, e përgjithshme apo
të veçanta, për shitblerjen e energjisë. Kur e kërkon koncesionari, subjekti i furnizimit të energjisë
elektrike detyrohet ta blejë energjinë elektrike, të prodhuar nga këto hidrocentrale, përmes një kontrate
afatgjatë. Çmimi i shitjes së energjisë elektrike, të prodhuar nga këto hidrocentrale do të jetë i njëjtë për
të gjithë dhe do të llogaritet nga Enti Rregullator i Energjisë e do të shpallet prej tij në fillim të çdo viti,
në bazë të formulës së mëposhtme:
Çmimi i shitjes (lekë/kWh) = Çmimin mesatar të importit, të realizuar në vitin paraardhës në
eurocent/kWh X koeficientin 1.1 X normën mesatare të këmbimit në euro/lekë për vitin paraardhës.
– Me çmim mesatar të importit, të realizuar në vitin paraardhës, kuptohet çmimi, që vjen si rezultat i
shumës totale të fondit të shpenzuar për këtë vit pjesëtuar me sasinë totale të importit të energjisë
elektrike, të realizuar po në atë vit.
– Koeficienti 1.1 merr parasysh reduktimin e humbjeve teknike në rrjetin e transmetimit dhe të
shpërndarjes, si pasojë e furnizimit të energjisë elektrike në pikat e lidhjes së këtyre hidrocentraleve me
rrjetin energjetik të tensionit të mesëm dhe/ose të ulët.
– Me normën mesatare të shkëmbimit euro/lekë të vitit paraardhës kuptohet kursi i këmbimit mesatar
vjetor euro/lekë, të publikuar nga Banka e Shqipërisë për atë vit.
3. Informacioni specifik përfshin:
a) Për kontratat e koncesionit:
– projektin dhe specifikimet teknike;
– kërkesat e veçanta për kualifikim dhe kriteret e shpalljes së fituesit.
Përveç kërkesave të mësipërme, autoriteti kontraktor kërkon informacionin specifik edhe për:
– vlerësimin e kostos, përmes një analize të hollësishme;
– grafikun e zbatimit;
– termat e referencës;
– kërkesat për personelin kryesor të shërbimeve;
– kërkesat e veçanta për kualifikim dhe kriteret për dhënien e kontratave të koncesionit.
b) Për hidrocentralet deri në 15 MW: Përveç dokumenteve të përshkruara më sipër, për dokumentet e procedurës ofertuese, ofertuesi duhet
të paraqesë, në mënyrë sa më të hollësishme, edhe dokumentet për:
– zgjidhjen teknike, për një shfrytëzim maksimal të potencialit ujor, ku të përcaktohen fuqia e instaluar
dhe e projektuar e centralit, si dhe energjia mesatare vjetore, që mendohet të prodhohet;
– përzgjedhjen e makinerive dhe të pajisjeve, që do të përdoren;
– mënyrën e operimit;
– studimin gjeologjik;
– studimin hidrogjeologjik;
– planbiznesin;
– raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis;
– kualifikimet, profesionale dhe teknike, të stafit, për të monitoruar projektin, ndërtimin e objekteve dhe
montimin e pajisjeve dhe të makinerive;
– aftësitë e mjaftueshme, për të administruar aspekte financiare të projekteve, kapacitetet e duhura për
t’i shfrytëzuar hidrocentralet brenda kushteve teknike;
– oponencën nga organet e specializuara për projektin e propozuar;
– informacionin e marrë nga këshilli i basenit ujor të zonës, ku do të zbatohet koncesioni, për përparësitë
dhe sasinë e ujit, që mund të përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.
Informacioni për basenin përkatës të ujit i jepet çdo kërkuesi, sipas dokumentacionit të përcaktuar me
udhëzim të përbashkët të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministrit të Mjedisit,
Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.”.
4. Shkronja “b”, e pikës 1, të kreut V, shfuqizohet.
5. Në paragrafin e parë të shkronjës “c”, të pikës 1, të kreut V, hiqen fjalët”… si dhe veprimet, që
ndalohen me ligj…”.
6. Paragrafi i katërt, i shkronjës “c”, të pikës 1, të kreut V, shfuqizohet.
7. Shkronja “d”, e pikës 1, të kreut V, shfuqizohet.
8. Paragrafi i fundit, i shkronjës “e”, të pikës 1, të kreut V, shfuqizohet.
9. Në shkronjën “f”, të pikës 1, të kreut V, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në paragrafin e fundit fjalët “… sipas afateve të përcaktuara në sigurimin e kontratës …” shfuqizohen.
b) Pas shkronjës “f” shtohet shkronja “f.1”, me këtë përmbajtje:
“f.1 Formulari i skualifikimit të ofertuesve. Ky dokument përmban shkaqet kur një ofertues nuk mund të
kualifikohet në procedurën konkurruese, sepse oferta është e pavlefshme. Autoriteti kontraktues duhet
të kthejë ose çlirojë sigurimin e ofertës pas kualifikimit.”.
10. Shkronja “g”, e pikës 1, të kreut V, ndryshohet si më poshtë vijon:
“g) Formulari i publikimit të termave kryesorë të kontratës së koncesionit. Autoriteti kontraktues,
brenda 30 ditëve nga miratimi, nga Këshilli i Ministrave, i kontratës së koncesionit, duhet të dërgojëinformacion të plotë në APP, për kontratën e lidhur, me qëllim publikimin në Buletinin e Njoftimeve
Publike, në përputhje me pikën 5, të nenit 22 , të ligjit të prokurimeve.”.
11. Në shkronjën “a”, të pikës 2, të kreut V, të bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Në paragrafin e katërt fjalët “… nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”. Këto duhet të jenë
proporcionale dhe të lidhura ngushtë me aftësinë, për të ekzekutuar natyrën dhe vlerën e kontratës.”,
shfuqizohen.
b) Paragrafi i pestë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“- punime për një koncension të ngjashëm dhe që është ekzekutuar ose përfunduar me sukses, duke
përfshirë vlerën e projektit ose;”
12. Në paragrafin e tretë, të shkronjës “b”, të pikës 2, të kreut V, fjalia “Në çdo rast, vlera e kërkuar si
kusht minimal nuk duhet të tejkalojë 40% të vlerës së projektit”, shfuqizohet.
13. Paragrafi i dytë, i pikës 1, të kreut VI, shfuqizohet.
14. Fjalia e parë, e pikës 2, të kreut VI, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Pas hartimit të dokumenteve të procedurës konkurruese dhe miratimit nga komisioni i vlerësimit të
ofertave, titullari i autoritetit kontraktues miraton publikimin e ftesës për parakualifikim dhe/ose ftesën
për ofertë.”.
15. Në fjalinë e fundit, të pikës 3, të kreut VI, pas fjalëve “… shtyrja e afatit kohor …” shtohen “… nëse
kërkohet …”.
16. Në paragrafin e dytë, të pikës 2, të kreut VII, pas fjalëve “… nga komisioni …” shtohen “… i vlerësimit
të ofertave …”.
17. Fjalia e fundit, e paragrafit të tretë, të pikës 2, të kreut VII, ndryshohet si më poshtë vijon:
“Autoriteti kontraktues përcakton në dokumentet e procedurës konkurruese numrin e kopjeve, që
duhet të paraqesë ofertuesi.”.
18. Paragrafi i katërt, i pikës 2, të kreut VII, shfuqizohet.
19. Në pikën 1, të kreut VIII, fjalët “… grupi për organizimin e procedurave konkurruese …”
zëvendësohen me “… njësia e hartimit të dokumenteve …”.
20. Kreut IX ndryshohet, si më poshtë vijon:
KREU IX
HAPJA DHE VLERËSIMI I OFERTAVE
1. Hapja e dokumenteve është publike.
2. Hapja dhe vlerësimi i ofertave nga komisioni i vlerësimit të ofertave bëhet, si më poshtë vijon: a) Komisioni i vlerësimit të ofertave lexon ofertat në prani të ofertuesve, sipas përcaktimeve të bëra në
këtë vendim.
Gjatë fazës së hapjes dhe vlerësimit marrin pjesë edhe anëtarë të grupit të hartimit të dokumenteve të
procedurës konkurruese, po nuk kanë të drejtë për të votuar ose për të ndihmuar në procesin e
shqyrtimit. Ata mund të japin mendime vetëm kur u kërkohet, si dhe kryejnë vetëm funksione të
karakterit të ndihmës si: mbajtjen e procesverbalit, sistemimin dhe ruajtjen e dokumenteve etj.
b) Komisioni i vlerësimit të ofertave lexon emrin dhe adresën e ofertuesit dhe hap zarfin përkatës. Më
tej hap zarfin e dokumenteve të kualifikimit dhe lexon listën e dokumenteve të paraqitura nga ofertuesi.
Më pas, hap ofertat teknike dhe ofertat financiare. Komisioni i vlerësimit të ofertave u komunikon
përfaqësuesve ditën, vendin dhe orën për klasifikimin përfundimtar të ofertuesve dhe më pas vazhdon
punën për shqyrtimin e ofertave.
Në fillim shqyrtohet dokumentacioni ligjor dhe kualifikues dhe më pas oferta teknike, në përputhje me
kriteret e përcaktuara në dokumentet e procedurës konkurruese.
c) Nëse është e nevojshme, komisioni i vlerësimit të ofertave kërkon sqarime nga ofertuesit, të cilat
duhet të jenë vetëm me shkrim ose të reflektuara në procesverbalin e konkurrimit. Bazuar në ofertat e
pranuara, komisioni harton renditjen përfundimtare, e cila duhet të komunikohet në kohën e përcaktuar
në dokumentet e tenderit. Për projektet koncesionare, me vlerë investimi deri në 5 milionë euro, afati i
vlerësimit nga komisioni i vlerësimit të ofertave është deri në 30 ditë; për projektet koncesionare, me
vlerë investimi nga 5 deri në 50 milionë euro, afati i vlerësimit është deri në 60 ditë; për projektet
koncesionare, me vlerë financimi mbi 50 milionë euro, afati i vlerësimit është deri në 90 ditë. Në raste të
veçanta, me kërkesë të argumentuar të komisionit të vlerësimit të ofertave, autoriteti kontraktues mund
ta ndryshojë këtë afat.
ç) Nëse më shumë se një ofertë financiare ka të njëjtën vlerë ose ka pikë të njëjta, atëherë fituesi do të
përcaktohet me short, në prani të ofertuesve.
d) Kryetari i komisionit të vlerësimit, brenda 15 ditëve nga komunikimi me ofertuesit, përgatit raportin
përmbledhës dhe ia propozon fituesin titullarit të autoritetit kontraktues.
Raporti përmban:
i) objektin e koncesionit;
ii) një përmbledhje të procedurës së ndjekur;
iii) numrin e ofertave të paraqitura dhe një përmbledhje për çdo ofertë;
iv) kriteret e vlerësimit të ofertave dhe vlerësimin sipas këtyre kritereve të secilës ofertë;
v) kriteret e përcaktimit të ofertës financiare;
vi) renditjen e ofertuesve sipas vlerësimit të komisionit të vlerësimit të ofertave;
vii) ankesat, nëse ka.
dh) Të gjithë ofertuesit kanë të drejtë të paraqesin ankesë në përputhje me rregullat e parashikuara në
kreun III, të ligjit për koncesionet.
e) Pas përfundimit të afatit të bërjes së ankesës nga ofertuesi, autoriteti kontraktues njofton, për
negociata përfundimtare, ofertuesin e renditur i pari në klasifikim. 3. Në kreun X të bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Në shkronjën “b”, të pikës 1, fjalët “… shkelin detyrimin e konfidencialitetit ose ka …”, shfuqizohen.
b) Shkronja “c”, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) Kur Këshilli i Ministrave nuk e miraton kontratën e koncesionit.”.
4. Pika 1, e kreut XI, ndryshohet si më poshtë vijon:
“Negocimet, nënshkrimi, miratimi dhe publikimi i kontratës së koncesionit të bëhen në përputhje me
nenin 21, të ligjit për koncesionet”.
5. Në kreun XI bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Pikat 2, 3, 4, 5, 6 e 8, shfuqizohen.
b) Në pikën 9 të bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
i) Fjalët “… për hidrocentralet deri në 10 MW …”, shfuqizohen.
ii) Pas fjalës “… koncesion …” shtohen “… për hidrocentralet …”.
6. Emërtimi “Njësia e Trajtimit të Koncesioneve” kudo zëvendësohet me “Agjencia e Trajtimit të
Koncesioneve (ATRAKO)”.
7. Kudo në vendim fjalët “ligji nr.9663, datë 18.2.2006 “Për koncesionet””, zëvendësohen me “Ligji në
fuqi për koncesionet”.
8. Kudo fjala “10 MW” zëvendësohet me “15MW”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe e shtrin veprimin e tij edhe për procedurat e
garave të shpallura, për të cilat nuk janë dorëzuar ofertat.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha