Panairi Nderkombetar NDERTIME SHQIPERIA 2014
Mesazh Optimist për të ardhmen & Bashkëpunimin Tregtar!
Panairi Ndërkombëtar NDËRTIME SHQIPËRIA 2013 përfundoi me përshtypje pozitive, partneritete tregtare dhe optimizëm për marrëveshje të ardhshme.
Gama e gjerë dhe cilësia e lartë e produkteve të ekspozuara nga 4 vende të ndryshme, Greqia, Shqipëria, Kosova dhe Italia, plotësuan kërkesat e vizitorëve të cilët kishin mundësinë për të filluar bashkëpunime të reja dhe marrëveshje tregtare me ekspozuesit.
Vizitorët vinin, përvec Shqipërisë dhe Greqisë, nga Kosova, Mal i Zi dhe Shkupi, duke arritur me këtë mënyrë, objektivin, që Panairi të përbëjë qendrën e Ballkanit Perëndimor në sektorin e ndërtimit.
Panairin e përuroi z. Edmond Haxhinasto, Zëvendëskryeminister dhe Minister i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, i cili vizitoi të gjitha kompanitë pjesëmarrëse me një interes të vecantë për prodhimet, ndërsa po largohej e komentoi Panairin shumë pozitivisht si edhe rëndësinë e tij për zgjerimin e bashkëpunimit në mes të Greqisë – Shqipëri.
Një spot shumë i goditur, i cili u transmetuar në stacionin numër një televiziv të Shqipërise, formoi bazën e programit reklamues, i cili është plotësuar nga tabela të jashtme në arteriet kryesore të segmenteve rrugore.
Një interes shumë i vecantë ishte ai i vizitorëve sidomos nga Shqipëria dhe Kosova për produkte dhe aplikime të energjisë së gjelbër (panele diellore për përdorim shtepiak dhe profesional, parqe eolike, gjeotermale).
Paralelisht me Panairin u organizua edhe konferenca me temë «Infrastruktura dhe Energjia» me folës Ministrin e Punëve Publike, Drejtorin e Përgjithshëm të TAP Shqipërisë dhe kryetarët e Shoqatave te kompanive të Energjisë në Shqipëri si edhe te Kosovës, si dhe me pjesëmarrjen e shkencëtarëve të përzgjedhur dhe të specializuar.
Publicitet i madh për Panairin u sigurua nga mediat shqiptare (TV dhe shtypi). Stacionet më të mëdha televizive pregatiten një reportazh nga Panairi në lajmet kryesore të mbrëmjes, ndërkohë të shumtë ishin edhe artikujt në shtypin dhe median elektronike.
Ju ftojme te merrni pjese ne PANAIRIN e 3te NDERTIME i cili do te organizohet ne 28-30 Mars 2014 ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane.
KATEGORITË E EKSPOZIMEVE
MATERIALE NDËRTIMI
MATERIALE IZOLUESE
PARAFABRIKATE
KONSTRUKSIONE METALIKE
NDËRTIME PREJ DRURI
DYSHEME & VESHJE MURI
DEKOR
DEKOR I BRENDSHËM
PROFILE ALUMINI
KUZHINË / BANJO
PAJISJE / AUTOMATIZIMI
PRONA
BURIME TË RINOVUESHME TË ENERGJISË
BURIME KONVENCIONALE TË ENERGJISË
PAJISJE ENERGJIE TEKNOLOGJI EKOLOGJIKE
SISTEME ASPIRIMI-KONDICIONIMI-NGROHJE