
Plani Kombëtar i Republikës Së Shqipërisë Për Energjinë Dhe Klimën 2021 – DRAFT
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR
Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) është një nga instrumentet kryesore për integrimin e shqetësimeve për aspektet mjedisore dhe të parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në planifikimin dhe vendimmarrjen strategjike. Ai është një mjet i njohur në nivel ndërkombëtar për planifikimin me pjesëmarrje i cili përdoret për të analizuar dhe integruar shqetësimet për aspektet mjedisore dhe shëndetësore në politikat, planet dhe programet e propozuara.
Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) mund të konsiderohet si “një proces sistematik dhe paraprak që ndërmerret me qëllim analizimin e efekteve mjedisore të planeve, programeve dhe masave të tjera strategjike të propozuara, si dhe integrimin e konkluzioneve në procesin e vendimmarrjes”.Në përgjithësi, VSM zbatohet për planet, programet, politikat dhe dokumentet e tjera të një natyre strategjike (duke përfshirë mundësisht të gjitha dokumentet ligjore).
[pdfjs-viewer attachment_id=1041511 url=https://info.aea-al.org/wp-content/uploads/2021/12/Vlersimi-Strategjike.pdf viewer_width=0 viewer_height=800 url=https://info.aea-al.org/wp-content/uploads/2021/12/Vlersimi-Strategjike.pdf download=true print=true fullscreen=false fullscreen_target=false fullscreen_text=”on” zoom=0 ]