Draft Plani Kombëtar i Republikës së Shqipërisë për Energjinë dhe Klimën
Shqipëria është angazhuar për përgatitjen e PKEK-së së saj të parë 2021-2030 gjatë vitit 2020. Periudha e zhvillimit është dashur të zgjatet për shkak të pandemisë së COVID-19.
Kjo PKEK bazohet te Strategjia Kombëtare e Energjisë dhe te NDC-të e para dhe është harmonizuar me draftin e NDC-ve të rishikuara. Diferencat në raport me dokumentet politike janë analizuar dhe mund t’u atribuohen, ndër të tjera, nevojës për përshtatje me evoluimin e bazës së njohurive. Shpjegime të detajuara janë dhënë në kreun 2.
Hartimi i PKEK-së sjell nevojën për një gamë të gjerë të dhënash të besueshme dhe konsistente. Të dhënat më me rëndësi mbi ndryshime klimatike janë mbledhur dhe përpunuar nga projektet e asistencës teknike të UNDP-së gjatë përgatitjes së komunikimeve kombëtare për KKKBNK. Për sa i përket procesit të hartimit të PKEK-së, aksesueshmëria e të dhënave dhe niveli i detajimit nuk kanë qenë gjithmonë në nivele optimale, si pasojë e procedurave dhe afateve të ndryshme. Pavarësisht këtyre sfidave, ecuria me harmonizimin e PKEK-së dhe NDC-ve për progres-raportet dhe përditësimet e ardhshme ka qenë e kënaqshme. Megjithatë, nevojiten masa zyrtare për të garantuar mbledhjen e të dhënave të ndara sipas kategorive, konsistencën e të dhënave dhe transparencën e tyre për aktivitetet e ardhshme.