Energy transition and future challenges for a liberalised and integrated electrical market: the case of Albania
On February 20th 2019, the second phase of the KEP / CEI technical assistance program “Central European Initiative Support for Strengthening Energy Regulatory Authorities in the Western Balkans” will be formally launched, benefiting from the financial support of the CEI fund, totally financed by the Italian government, through the European Bank for Reconstruction and Development (EBRD). The initiative, led by the Regulation Authority for Energy, Networks and Environment (ARERA) with the support of TERNA and GME, is focused on the transfer of knowledge to the regulatory Authorities of Albania (ERE), Montenegro (RAE) and Serbia (AERS) in relation to market coupling mechanisms. The aim is to promote the harmonization and integration of Regional energy markets in order to establish a safe, efficient and integrated European electricity market starting from a correct implementation of the new regulatory framework of the European electricity and gas markets in line with the so-called. Third, Package (European network codes).

The Italian Embassy in Albania – in collaboration with the Italian Trade Agency, the Italian Chamber of Commerce in Albania and Confindustria Albania will take this opportunity to restart, five years after the last edition, the “Energy Table”.
The aim is to establish a permanent forum of dialogue with Italian private companies active in the various energy sectors in Albania, with the dual aim of addressing both the issues of the current Albanian business and regulatory context, and an evaluation of the main opportunities for future investments.
In this framework, on February 21st we will organize, in cooperation with the Development and Cooperation Institute the workshop ” Energy transition and future challenges for a liberalized and integrated electrical market: the case of Albania” so to present the main outcomes of the Energy Table and to foster a constructive dialogue between Italian, Albanian and International Authorities and stakeholders. The workshop will be focused on the upcoming challenges and opportunities of Albania to strengthen regional energy connectivity, in line with the guidelines set by the European Union and the conclusions of the Trieste Summit of July 2017, in the context of the Western Balkans process.
FEBRUARY 21ST 2019 – ROGNER HOTEL, SALA ANTIGONEA II

Më datë 20 shkurt 2019 do të nis zyrtarisht faza e dytë e programit të asistencës teknike të KEP/CEI “Përkrahje e Nismës së Evropës Qendrore për Fuqizimin e Autoriteteve Rregullatore të Energjisë në Ballkanin Perëndimor”, në kuadër të fondit CEI, të financuar plotësisht nga Qeveria italiane, nëpërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Iniciativa, e udhëhequr nga Autoriteti Rregullator për Energjinë, Rrjetin dhe Mjedisin (ARERA) në bashkëpunim me shoqëritë TERNA dhe GME, është përqendruar në transferimin e njohurive tek Autoritetet Rregullatore të Shqipërisë (ERE), Malit të Zi (RAE) dhe Serbisë (AERS) në lidhje me mekanizmat e integrimit drejt një tregu të përbashkët. Qëllimi është të promovohet harmonizimi dhe fuqizimi i tregjeve rajonale të energjisë në mënyrë që të krijohet një treg i sigurtë, efikas dhe i integruar evropian i energjisë elektrike duke filluar nga zbatimi korrekt i kuadrit të ri rregullator të tregjeve evropiane të energjisë dhe gazit në përputhje me të ashtuquajturën “Paketa e Tretë” (Rrjeti i Kodeve Europiane).
Ambasada e Italiasë në Shqipëri – në bashkëpunim me Agjencinë Italiane të Tregtisë, Dhomën Italiane të Tregtisë në Shqipëri dhe Confindustria Albania – do të shfrytëzojnë këtë mundësi për të rifilluar, pesë vjet pas edicionit të fundit, “Tryezën e Energjisë”. Qëllimi është krijimi i një forumi të përhershëm të dialogut mes kompanive private italiane, aktive në sektorët e ndryshëm të energjisë në Shqipëri, me synimin e dyfishtë të adresimit të çështjeve të kontekstit aktual të biznesit dhe kornizës rregullatore shqiptare, si dhe vlerësimit mbi oportunitetet kryesore për investime në të ardhmen.
Në këtë kuader, më datë 21 shkurt ne do të organizojmë në bashkëpunim me institutin Cooperation Develeopment Institute workshopin “Tranzicioni energjetik dhe sfidat e ardhshme për një treg të liberalizuar dhe të integruar elektrik: rasti i Shqipërisë”, për të paraqitur rezultatet kryesore të Tryezës së Energjisë dhe për të nxitur një dialog konstruktiv mes autoriteteve italiane, shqiptare dhe ndërkombëtare si dhe grupeve të interesit. Seminari do të fokusohet në sfidat dhe mundësitë e ardhshme të Shqipërisë për të forcuar ndërlidhjen rajonale të energjisë, në përputhje me udhëzimet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe përfundimet e Samitit të Triestes, në korrik 2017, në kontekstin e Procesit të Berlinit mbi Ballkanin Perëndimor.
– Workshop –
21 Shkurt 2019 – HOTEL ROGNER, SALLA ANTIGONEA II
“Tranzicioni energjetik dhe sfidat e ardhshme për një treg të liberalizuar dhe të integruar elektrik: rasti i Shqipërisë”