Italian Business Mission to Albania – Tiranë 19 Shkurt 2018
ICE- Agjencia për promovimin dhe ndërkombëtarizimin e kompanive italiane dhe Ambasada Italiane në Tiranë, në bashkëpunim me me Confindustria ( Konfederata e përgjithshme e industrisë italiane), ABI (Shoqata Bankare Italiane), Aleanca e Kooperativave Italiane, Konferenca Italiane e Rajoneve dhe Provincave Autonome, Rrjeti Italian i Biznesit, Unioncamere (Bashkimi Italian i Dhomave të tregtisë, industrisë, zejtarëve dhe bujqësisë), organizojnë në Shqipëri në datën 19 shkurt 2018 një mision sipërmarrjesh italiane me udhëheqje politike.
Misioni promovohet nga Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ministria italiane e Zhvillimit ekonomik dhe do të udhëhiqet nga Nënsekretari italian për Zhvillim Ekonomik, Ivan Scalfarotto.
Sektorët fokus të nismës janë: Infrastruktura; Energjia e rinovueshme dhe green tech technologies; Mekanizimi i bujqësisë, përpunimi i ushqimit dhe packaging, Inovacioni.
Nisma do të zhvillohet në 19 shkurt 2018 pranë Hotel Tirana International mbi bazën e një programi si më poshtë:
- Business Forum
- Seminari mbi Programet e Zhvillimit dhe Instrumentat Financiarë
- 3 workshop-e sektoriale
- Takime biznesi B2B me kompanitë italiane.
Programi dhe lista e kompanive italiane pjesëmarrëse me përshkrimin përkatës të veprimtarisë, janë të disponueshme në faqen e web-it http://www.albaniaitaly2018.ice.it , përkatësisht seksionet “Programme” dhe “Italian Companies“. Për thjeshtësi, ju transmetojmë bashkëlidhur listën e kompanive italiane.
Do të kemi kënaqësinë t’ju kemi pjesëmarrës në nismën tonë, në workshop-in sektorial dhe në takimet b2b me kompanitë italiane. Në këtë kontekts, kërkojmë bashkëpunimin tuaj të çmuar për përhapjen e informacionit pranë kompanive shqiptare të sektorëve të lartpërmendur, anëtare të shoqatës tuaj apo të pranishme në database-in tuaj.
Bizneset e interesuara mund të kryejnë regjistrimin në këtë nismë, si dhe të përzgjedhin kompanitë italiane me interes, nëpërmjet plotësimit të formularit në google form http://www.albaniaitaly2018.ice.it/iscrizione-all-evento , brenda datës 9 shkurt 2018.