Edicioni i 4-t i ItaliaRestartsUp SMAU, Milano, 24 dhe 25 tetor 2017
Agjencia ICE – Tirana, seksion i Ambasadës Italiane për promovimin e shkëmbimeve tregtare, organizon në bashkëpunim me Ministrinë italiane të Zhvillimit Ekonomik një mision incoming i operatorëve shqiptar në edicionin e 4 të ItaliaRestartsUp, që do të mbahet në Milano në kuadër të panairit ndërkombëtar SMAU, në ditët 24 dhe 25 tetor 2017.
Nisma parashikon prezantimin e startup-eve inovative italiane, me potencial më të madh rritjeje, operatorëve të huaj të interesuar të investojnë në projekte të përzgjedhura në nivel kombëtar. Eksperiencat pozitive të edicioneve të kaluara kanë parë pjesëmarrjen mesatarisht të 100 startup-eve dhe mbi 50 investitorëve nga më shumë se 20 shtete.
Agjencia ICE ofron për delegatët:
- udhëtimin në economy class
- qëndrimin në hotel me mëngjes të përfshirë IN 23/10 OUT 26/10 (totali 3 netë)
- drekë/darkë
- tranferimi në Itali nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas
- transferimi nga hoteli në panair dhe anasjelltas
Nga kjo paketë mund të përfitojë vetëm një delegat për çdo kompani. Në rast të pjesëmarrjes së një personi të dytë, kjo gjë duhet të na komunikohet paraprakisht dhe shpenzimet do të jenë në ngarkim të kompanisë.
Kriteret preferenciale për përzgjedhjen e delegatëve, pjesëmarrja e të cilëve do të konfirmohet në vazhdim, janë:
- Sektori i investimit: ICT (TIK), Afritech/Foodtech, Manifakturë e avancuar, Shkencat e jetes (Life science), Fintech, Smart City dhe Smart Communities
- Kapitali i investuar (mbi 10 milion euro)
- Investimi i kryer (mbi 500 mijë euro)
- Investime të mëparshme në Itali ose Europë
Gjuha zyrtare e punimeve do të jetë gjuha angleze dhe nuk parashikohet përdorimi i përkthimit simultan.
Për t’u regjistruar, të interesuarit duhet të inserojnë të dhënat e tyre në linkun: https://goo.gl/forms/acayJOwz2A5cZcCR2, brenda datës 24 shtator 2017.