Tregu Energjetik Evropa Juglindore 2012
Me 06.09.2012 ne Prishtine, Kosove
Sektori i energjisë së Evropës Juglindore është çelës për rritje ekonomike rajonale, rritje prosperiteti dhe njëkohësisht hapës i derës në rrugën për në Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh që përmes resurseve natyrore në Evropën Juglindore ofrohen mundësi të shumta për investime. Evropa Juglindore përmes themelimit të Komunitetit të Energjisë obligohet t’i përmbushë direktivat evropiane të energjisë, gjë që i ballafaqon pjesëmarrësit e tregut me sfida të mëdha.
Tregu Energjetik Evropa Juglindore 2012 vë në dispozicion një platformë mbi të cilën vendimmarrësit nga ekonomia energjetike dhe politika mund të shkëmbehen drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin në lidhje me sfidat aktuale, mundësitë e investimeve dhe trendet e së ardhmës. Gjithqka sillet rreth këtyre temave:
- Tregjet e nesërme të energjisë në Evropën Juglindore – kah është duke shkuar rrugëtimi?
- Sfida aktuale dhe implementimi i obligimeve të liberalizimit
- Potencialet e energjive të ripërtëritshme dhe efiçienca e energjisë
- Shembuj të projekteve të realizuara ose të projekteve të planifikuara për gjenerim, shpërndarje dhe efiçiencë të energjisë në Evropën Juglindore
Kontakte
evroenergie L.L.C
Ferat Dragaj Nr. 4
10000 Prishtinë
Kosovë
Telefoni: +381(0)38 223 481
Telefaksi: +381(0)38 223 482
E-Mail: info@evroenergie.com